Pll

Skandal: Man Utd e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë

Manchester United ka bërë një skandal të madh duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë.

Skuadra angleze i ka shtuar territorin e Kosovës shtetit të Serbisë, duke e bërë një gabim të pariparueshëm.

Gjatë një interviste të realizuar me mesfushorin Nemanja Matic, faqja zyrtare e Manchester United e ka vendosur Kosovën në hartën e Serbisë, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Anglia ka njohur Kosovën si shtet, ndërsa ky vend do të takohet dy herë me ‘Dardanët’ në kualifikimet për Euro 2020.

Ky gabim i Manchester United, është kritikuar shumë edhe nga tifozët e kësaj skuadre në Kosovë./Lajmi.net/