1 67

‘Sunny Hill Festival’ po bën bujë në gjithë botën, artisti i njohur konfirmon ardhjen në edicionin e ardhshëm

Festivali ‘Sunny Hill’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Sot do mbahet dita e fundit e ‘Sunny Hill Festival’ dhe ky organizim veçse ka marrë vëmendjen e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Pas videove që po qarkullojnë në rrjete sociale nga ky festival, duket se atmosfera e ka lënë të magjepsur edhe Dj-n e njohur Diplo.

Në një foto të publikuar nga Dua Lipa ai i kishte lënë një koment ku ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në edicionin e ardhshëm të këtij festivali.