62680fb1 b00c 4285 a64b 18aac6536e47

Talenti i PSG kalon tek Atletico Madrid

MERKATO

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Yuri Berchiche, ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid, sipas raporteve në Francë.

Mbrojtësi i krahut u largua nga Spanja vetëm gjatë verës së kaluar, pasi u transferua nga Real Sociedad në kryeqytetin francez për 14 mln euro.

Berchiche luajti për 32 ndeshje me gjigantët e Ligue 1 verën e kaluar, por PSG thuhet se është gati ta shesë mbrojtësin tek Atletico dhe thuhet të ketë pranuar një ofertë 20 mln euro.

Ajo që ka detyruar shitjen e lojtarit ka qenë Fair Play Financiar, dhe limiti i PSG, që duhet të shesë lojtarë për të rregulluar deficitin 60 mln euro.