I moshuar 850x450

Tiranë: Autobusi përplas të moshuarin

Sot rreth ores 10:28 një i moshuar është përplasur nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur në ‘’Rrugën e Durrësit’’ në Tiranë./Rajoni.info/.

Si pasojë e përplasjes, 77-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar  në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia njofton se autobusi me drejtues shtetasin LL. N, ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Ndërsa, drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë, Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.