Bae7d8d8 83c4 4579 898b 50b109175759

Trafikuan drogë në vlerën e 40 milionë eurove/ Dalin pamjet nga operacioni italo-shqiptarë që çoi në pranga 37 persona

Departamenti i Antimafias Italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga 37 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave.

Arrestimet janë bërë në Shqipëri dhe në Itali, ku sipas asaj që raportojnë mediat italiane është sekuestruar një sasi prej 3 tonë e gjysmë droge që kap një vlerë prej 40 milionë euro. Droga e sekuestruar ishte e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu është dhënë urdhër për sekuestrimin  e një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e arrestimeve dhe drogës së sekuestruar. Në këto pamje shihet edhe policia shqiptare teksa kryen arrestime.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojus.