Intelktual

Tre intelektualë pranohen në Akademin e Shkencave dhe Arteve

Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D,Prof.Mr.sc.Jahja Mustafë Lluka,Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D janë tre emrat që janë pranuar në Akademin shqiptare-amerikane të Shkencave dhe Arteve.

Departamenti për marrëdhënie me publikun , zyrtarisht konfirmon që janë pranuar  unanimisht që  në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York ,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, janë pranuar 3 intelektual  që mbajnë tituj shkencor akademik  nga Republika e Kosovës, në AAAS(ASHSHA).

Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D është historian shqiptar .Studimet universitare i përfundoi  në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në degën e Historisë. Ai i vazhdoi studimet pasuniversitare po në këtë drejtim. Më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.    

Akademik  Prof.Mr.sc.Jahja  Mustafë Lluka shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Pejë, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb. Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.Është magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Akademik Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D është themelues,president dhe rektor i Kolegjit Iliria në Prishtinë. Ai është është anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup./Rajoni.info/