405732 ts 15 08 18 7610761444  768x434

UFC i jep ish-kampionit Johnson pezullim pa afat

Ish-kampioni i peshës flutur Demetrious Johnson do të ketë nevojë për konfirmimin e mjekëve për t’u rikthyer në kafaz pas dëmtimit në gju.

Komisioni Atletic i Kalifornisë ka pezulluar Johnson, që do të thotë se ai do të ketë nevojë për lejen e mjekëve për të filluar të konkurrojë përsëri.

Në fillim atij iu dha një pezullim standard shtatë ditor. Por CSAC konfirmon se ai është pezulluar pa afat.

Johnson tha se ka dëmtuar ligamentin e tij kolateral (LCL) gjatë humbjes ndaj Henry Cejudo në fillim të muajit në UFC 227, që u zhvillua në Staples Center të Los Angeles.

Ai gjithashtu beson se ka thyer këmbën duke goditur kundërshtarin për pesë raunde.

Megjithëse kontrollet e mëvonshme konfirmojnë se ai nuk ka thyer këmbën, ai ka pësuar një krisje serioze të ligamentit të gjurit dhe do të ketë nevojë për gjashtë javë pushim absolut përpara se të rikthehet në stërvitje.

Gjithsesi ai pritet të riaftësohet pa operacion.