Expo

UN Women me ekspozitë arti sjellë "ngjyrat e shpirtit" të të mbijetuarave

Zyra e UN Women në Kosovë sot ka hapur ekspozitën e artit “Ngjyrat e shpirtit”.

Kjo ekspozitë kolektive pati karakter shitës, ku të gjitha të hyrat do të shkojnë te autoret e veprave të mbijetuara të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin në Kosovë.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se qëllimi i kësaj ekspozite është mbështetja e këtyre grave, gjë e cila nuk po ndodh edhe 20 vjet pas përfundimit të konfliktit.

Sipas Richardson këto gra ende janë duke luftuar me paragjykimet dhe stigmat në shoqëri dhe në rrethin ku jetojnë.Po ashtu Richardson tha se disa nga pikturat kanë nënshkrime e disa jo, ato të cilat nuk kanë nënshkrime janë të grave, që ende kanë frikë nga paragjykimi.

Rozafa Kelmendi nga zyra e UN Women në Kosovë tha se ekspozita e sotme ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve karshi këtyre grave.

“Ekspozita e sotme ka qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për gratë e dhunuara në luftë dhe për të reflektuar mbi kufizimet që ato i kanë përjetuar për shkak të paragjykimeve me të cilat kanë jetuar ato ndër vite, për faktin se shumica e pikturave nuk kanë emra të plotë të shënuar dhe ato nuk janë sot këtu në hapjen e kësaj ekspozite”, tha Kelmendi.