Merlin 160195356 ab89ccd7 e3b8 4e7c b5d7 069111c77106 articlelarge

US Open nën masa të rrepta sigurie

Turneu i Madh i Shteteve të Bashkuara US Open do të mbahet sipas kalendarit të planifikuar, por pa praninë e shikuesve.

Lajmi u bë zyrtar pas bisedimeve me guvernatorin e New York-ut Andrew Cuomo, që dha më në fund aprovimin e tij për zhvillimin e edicionit të sivjteshëm, për më tepër një vit jubilar, pasi bëhet fjalë për edicionin e 140 të turneut të madh US Open.

 

Turneu i sivjetshëm njujorkez do të mbahet sipas datave të programuara, pra nga 31 gushti deri më 13 shtator, në Kompleksin Flushing Meadows – Corona Park në Queens, më saktë në Qendrën Tenistike Kombëtare të Federatës së Shteteve të Bashkuara, që mban emrin e sportistes legjendare amerikane, Billie Jean King.

Tenistëve iu është plotësuar kushti i lëvizjes së lirë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit, sidoqoftë duke marrë në konsideratë deklaratat e shumta gjatë këtyre kohëve jo të gjithë tenistët apo tenistet do të marrin pjesë, për shkak të frikës së përhapjes së pandemisë së koronavirusit.