Leze qena  600x360

Vdes aktorja e madhe Leze Qena

Ka vdekur aktorja e njohur Leze Qena. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shefi i Intenzivës në QKUKU, Shaqir Uka.

Ai ka treguar se aktorja është shtruar në spital 20 ditë më parë.

“Është pranuar në mjekimin Intensiv me 6 mars. Për shkak të një problemi që e ka pasur në regjionin e barkut, ne ia kemi bërë një intervenim kirurgjik. Pacientja ka ndërruar jetë sot në orën 09:50”, ka thënë Uka.