Auto kluve1501833036

Vetëm pak deputetë e kryejnë punën e tyre (VIDEO)

Në seancën e sotme në rend dite ishin 61 pika të tetë seancave të kaluara. Mirëpo, më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk dolën në punë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli i përballur me mungesë kuorumi pohoi se të gjithë janë njoftuar për orarin e seancës.

Me një orë vonesë, kuorumi u bë. Pëlqimin e shumicës së deputetëve e mori kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për 2019.

Pas këtij votimi, deputetët dolën dhe problemi me kuorum doli përsëri.

Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri.