Screenshot 1 143

Vetëvendosje i nxjerrë shpenzimet për hotel që Kadri Veseli i ka bërë me para të shtetit në Turqi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth një hulumtimi që tregon se në bibiloteka publike ka mungesë të librave, derisa shumë prej tyre janë mbyllur, raporton Gazeta Express.

Përmes një publikimi në Facebook nga VV kanë shkruar se sot gjatë ditës qarkulloi një hulumtim që tregon mjerimin dhe varfërinë në bibliotekat publike, derisa pushtetarët shpenzojnë para të majme nëpër vizita.

“Sot qarkulloi në rrjetet sociale një hulumtim që tregonte mjerimin dhe varfërinë e bibliotekave publike, një pjesë e të cilave janë mbyllur. E pushtetarët, bashkë me shumë këshilltarë që nuk dihet se ç’bëjnë, i shpenzojnë paratë e buxhetit duke shkuar për vizita në hotele superluksoze, e me mëditje të mëdha”, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë ata kanë publikuar edhe një krahasim ku thuhet se përderisa për një bibliotekë brenda një viti duhen 1800 euro, krye parlamentari Kadri Veseli për vetëm një vizitë dy ditore në Turqi ka shpenzuar 3578 euro.

“Në një vizitë dy ditore , Kadri Veseli me pesë këshilltarë, më 17 shkurt 2019, kishte paguar një natë 289 euro në një hotel me pesë yje (pa llogaritur mëditjen)./GazetaExpress