8cf12b5a ee51 4eb6 a737 1f81e3b906fb

Vitia: Deri tash Vjosa Osmani ka 250 mijë vota

Egnesa Vitia menaxhere e zyrës së Ushtrueses së Detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se deri më tani nga votat e numëruara të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Osmani i ka mbi 250 mijë sosh.

Vitia ka shpërndarë një fotografi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka njoftuar se po i numëron votat e Osmanit.

“Me u lodh tu numëru vota të Vjosës. 250 mijë vetëm deri tash”, ka shkruar ajo.

Vjosa Osmani me iniciativën e saj ka garuar në zgjedhje brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Osmani kishte shpallur kandidaturën për presidente të ardhshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është në proces të numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare LVV është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.