
Vjedhje në tentativë
Policia njofton se dje rreth orës 01:30, në rrugën Avdulla Bugari, Rahovec persona të panjohur me mjete plasëse kishin thyer bankomatin e një banke, por nuk kishin arrit që ta marrin apo hapin kasafortën e parave.
Në raportin e Policisë thuhet se të dyshuarit kishin arritë të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi dhe në pjesën e pasme kishte pasur të vendosur një targë vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët.