5853b700 8d3f 4885 85de aa798658fcdf

Vjosa Osmani pritet nga dy gra të zonjat në Parlamentin e Belgjikes

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë agjendën e takimeve në Bruksel.

Osmani sot u mirëprit në Parlamentin e Belgjikes nga presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Ajo i vlerësoi ato si dy gra të jashtëzakonshme me një vision të qartë politik.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpritem sot në Parlamentin e Belgjikes nga presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux. Të dyjat gra të jashtëzakonshme, me një vizion të qartë politik për vendin, përkushtim për avancimin e raporteve me Kosovën si edhe për avancimin e përfaqësimit gjinor në politikë dhe përtej. 🇽🇰 🇧🇪”, tha ajo.