20181215 ijf final 48 distria krasniqi kos win

Xhudistja Distria Krasniqi,fituesja e finalës së artë në Kinë

Fiton medaljen e artë për Kosoën ,xhudistja Distrija Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë të Ëorld Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës, shkruan Rajoni.info

Distria Krasniqi kishte fituar të artën edhe në Mastersin e vitit të kaluar, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.

Ndërsa, në finalen e madhe, kosovarja e dëshmoi sërish forcën e vet duke e mposhtur do të xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar, të cilën e mposhti në Golden Score./Rajoni.info/