2cc55168 65eb 4a3e a174 8fc894efa254

Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave ligjore ndaj atyre që nuk respektojnë masat parandaluese ndaj Covid/19.

Zemaj ka ritheksuar se bartja e maskave duhet të jetë obligative.

“Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.
Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.
Dhe do të merr përgjigjen ligjore” shkruan ministri në njoftim.