162336f6 3561 4856 8f9c af65b17ca185

Zemaj jep lajmin e mirë, asnjë vdekje në 24-orët e fundit nga Covidi-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë lajmin e mirë se brenda 24-orëve nuk pati asnjë vdekje si pasojë e COVIDIT-19.

Zemaj ka falënderuar punonjësit e Institutit…, për përkushtimin e madh që nga 13 marsi kur edhe u shfaq rasti i parë, si edhe për kujdesin e shërbimet e ofruara për qytetarët në luftimin e pandemisë, transmeton Indeksonline.

 Zemaj tha se tashti kontributi i IKSHPK-së është i jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë:

Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit…, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si edhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

Kontributi i IKSHPK-së është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu falënderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojnë me ne, në këtë rrugëtim.

Të nderuar qytetarë,
Edhe ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!