Maxresdefault

Zola: “Sarri te Chelsea? Janë në tratativa!”

“Për Sarri-n te Chelsea po flitet shumë dhe janë disa ekipet që do ta donin ta kishin. Thuhet se ka një interesim, të shohim, besoj se palët po punojnë”, deklaroi Gianfranco Zola, kandidati për tu bërë zëvendësi i Maurizio Sarri në “Stamford Bridge”, për Sky Sport.

“Antonio Conte ka bërë një punë shumë të madhe dhe në rast se Sarri do të shkojë te Chelsea uroj që të bëjë punën e tij, në kuadrin e programacionit, në mënyrë që të bëjë që ekipi të përmirësohet gjithmonë, dhe shpresoj që të sigurojë të njëjtat rezultate si në të kaluarën. Është me siguri një sfidë e ndryshme, Chelsea ndodhet në një situatë të ndryshme në krahasim me të kaluarën por sigurisht me shumë avantazhe. Jam i sigurtë që Maurizio do të bëjë një punë të shkëlqyer”, vijoi ish-futbollisti i Chelseas.