Kupa e kosoves

Zyrtare: Ja kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me 24 maj.

Skuadra e Feronikelit do të përballet me Trepçën 89′ me 24 maj me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, përcjell GazetaBlic.

“Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89 do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit. Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të fitojë mundësinë që të luajë në kualifikimet për Europa League në edicionin 2019/20.

/GazetaBlic/