225

ZYRTARE: Shtyhen dy xhiro të La Ligas

Shkaku i rrezikut nga koronavirusi, kampionati spanjoll i futbollit është shtyrë për dy javë. Paraprakisht ishin shtyrë edhe ndeshjet e Serie A

Pas Serie A, edhe La Liga ka njoftuar për ndërprerjen e garave.

Kampionati spanjoll është suspenduar për dy xhirot e ardhshme.

Vendimi ka ardhur pasi Real Madridi u detyrua të futet në karantinë për shkak të koronavirusit.

Disa ndeshje të futbollit spanjoll tashmë ishin shtyrë për shkak të rrezikut nga virusi që është përhapur në tërë botën, ndërsa të tjera ishte vendosur të luheshin me dyer të mbyllura.

Tash, pasi madrilenët kanë shkuar në izolim total pasi e mësuan se një anëtare e ekipit të tyre të basketbollit rezultoi pozitive në testin për Covid-19, gjërat nisën të komplikoheshin.

Prandaj, La Liga vendosi t’i ndërpriste garat deri në qetësimin e situatës pasi ajo për momentin është përshkallëzuar. /Rajoni.info/