Skysports luka jovic eintracht frankfurt 4658712

Zyrtarizimi i Jovicit nga Reali, pas përfundimit të Bundesligës.

Real Madrid do të bëjë revolucion gjatë merkatos së verës me afrimin e lojtarëve shumë cilësorë, ku spikat emri i Eden Hazard, por zyrtarizimi i parë nuk do të jetë belgu i Chelsea-t. Nga Spanja zbulojnë se futbollisti i parë që do të prezantohet në “Bernabeu” do të jetë serbi Luka Jovic, i cili luan me Eintrachtin e Frankfurtit.

Bisedimet mes palëve janë mbyllur e tashmë pritet vetëm përfundimi i Bundesligës që sulmuesi i talentuar serb të bëhet zyrtarisht futbollist i “Los Blancos”.

Këtë të shtunë, Eintracht Frankfurti do të përballet me Bayernin në ndeshjen vendimtare për titullin dhe për zonën Champions (Eintracht është vetëm një pikë larg vendit të katërt).

Klubi gjerman mësohet se ka kërkuar 60 milionë euro për lojtarin që ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Zidane mendon se Jovic do të jetë një rival i denjë për sulmuesin aktual të Realit, Karim Benzema. Mariano nuk i përmbushi pritshmëritë, pas kthimit Lyon, duke shënuar vetëm katër gola në këtë sezon, me dy prej tyre që kanë ardhur kundër Villarreal-it dy javë më parë.

Luka Jovic është vetëm 21-vjeç dhe konsiderohet një investim i mirë për të ardhmen./SuperSport/